Futja e lëndëve të posaçme në shkolla për njohjen e feve është ideja më e fundit që ka ardhur nga kryeministri Edi Rama dhe që pritet të jetë një nga projektet e reja në shkolla, si pjesë e Reformës në Arsim, e nisur nga kjo qeveri.
Kryeministri Edi Rama e hodhi idenë të shtunën, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komuniteti Mysliman në ditëlindjen e Profetit Muhamed “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të – Krenaria e Njerëzimit”.
Ky fakt, sipas kreut të qeverisë nuk do të cenojë laicitetin e sistemit arsimor, por do të shërbejë si një armë e fortë, për të mos u bërë pre e propagandës së atyre që kryejnë krime në emër të Zotit.
Megjithatë, debati që ka ndezur kryeministri Edi Rama ka qenë i fortë.
Antropologu i njohur, Nebi Bardhoshi, shkruan në një opinion për gazetën Mapo, se është kundër këtij propozimi.
“Nëse do të duhej të binim dakord për futjen e fesë në sistemin arsimor, atëherë do të ishim dakord nëse kjo do të bëhej si një histori civilizimesh, apo thjesht duke e parë fenë si një pjesë të kulturës. Një pikëpamje e tillë e shndërron fenë si pjesë apo si sistem kulturor. A janë gati përkrahësit e fesë që ajo të trajtohet si e tillë në sistemin arsimor? Nëse po, ku janë të pakënaqur me atë që bëhet në ditët tona? Personalisht mendoj se në gjithë dijet që u jepen nxënësve për civilizimet në botë nëpër kurrikulat tona shkollore, ende ka një dominim të mendimit evolucionist,” shkruan Bardhoshi.
Lexoni më poshtë tekstin e plotë: