Pas denoncimeve, mësuesit përveçse kanë humbur punën, janë kryqëzuar edhe publikisht në media.
Pas rasteve të këtyre denoncimeve, asnjëherë nuk është shtruar si problem fakti se sa të vështirë e kanë mësuesit për të menaxhuar një klasë me nxënës.
Rasti i mëposhtëm tregon se si sillen nxënësit me mësuesit, ku arrijnë deri aty sa i marrin regjistrin e klasës dhe luajnë me të. Mësuesi supozohet të ketë hyrë në një klasë me nxënës, por duket sikur ka hyrë në një kopsht zoologjik.
Videoja e mëposhtme është raportuar pranë Jetaoshqef.al dhe ngjarja ka ndodhur në një shkollë në Vorë, disa kilometra nga Tirana.