Nëse shqetësoheni per cilësinë e fëmijëve në shkolla, për mësuesit e tyre, duhet të alarmoheni!
Mësuesit shqiptare kanë nivel te dobët, aq sa nuk justifikojnë diplomën e mësuesisë dhe vitet e punës në arsim.
Këtë fakt e tregojnë shifrat vlerësimit të tyre nga Ministria e Arsimit.
12% e mësuesve dhe drejtuesve të shkollave që iu nënshtruan testimit janë të dobët, 64% kanë nevojë për kualifikim dhe vetëm 25% shume te mire.
Raporti përmbys mentalitetin për mësuesit e fshatit që rezultuan me cilësore se arsimtarët e qytetit.
Më të mirët në shkallë vendi janë mësuesit e Beratit dhe Shkodrës, ndërsa më të dobëtit ata të Vlorës, Kukësit dhe Dibrës.
Por ajo që të bën përshtypje janë piket e marra në test.
12% e mësuesve e kanë dorëzuar fletën e bardhë ose maksimumi kanë marre 15 pike nga 30 qe kishte gjithë testimi.
Pavarësisht këtij rezultati, ministrja Lindita Nikolla përjashtoi largimet nga puna të mësuesve të dobët, që në fakt janë ne mase.
Gjimnazet kanë mësuesit më të mirë, ndërsa më të dobëtit rezultuan ata ne shkollat social- kulturore.
I ulët është edhe niveli i drejtorëve të shkollave që në disa fusha ishin me dobët se mësuesit dhe vartësit e tyre.
Testimit iu nënshtruan 17600 mësues qe kane me pak se 20 vite punë në arsim.
Ndërsa Tirana edhe pse nuk renditet për mësuesit më të mirë, e zhvilloi të ndarë vlerësimin, por rezultatet janë të ngjashme me raportin kombëtar./VP