Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Shumë reflektim për 7 mars, por ‘Kaubojsi’ i vë vulën

$
0
0

Me rastin e 7 Marsit, Ditës Kombëtare të Mësuesit, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla lëshoi një mesazh urimi për të gjithë mësuesit në vend.

Si një ish-arsimtare, Nikolla thekson se e di pasionin dhe përkushtimin që mësuesi ndan çdo ditë me nxënësit.

“Nuk e ke filluar edhe ti ëndrrën tënde nga mësuesja jote? Unë po. Njoh mësuesen, mësuesit që i dhanë krah dhe jetësuan edhe ëndrrën e sime bijë. Shpesh pyes veten nëse në 16 vitet e mia të mësimdhënies u shërbeva dhe unë nxënësve të mi, siç u kërkova dhe mësuesve të sime bije. Nuk di a ia dola që përmes punës së pa ndalur dhe të vërtetave të përbotshme të kultivoja dijen, po aq sa edhe sjelljen e qytetarisë demokratike”.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se qeveria e sotme ka degraduar arsimin, duke emëruar persona të dënuar dhe jo të aftë për profesionin e mësuesit.

Ai është takuar me mësues me rastin e festës së 7 marsit.

“Në arsim, premtoi të çonte në nivele europiane meritën, kualifikimin, në fakt po e mban fjalën se po i çon më të kualifikuarit të ikin në Europë, duke i zëvendësuar me llumin e shoqërisë”, tha Basha duke përmendur një sërë emrash të dënuar për rryshfete.

“Me paratë që vendos të investojë tek pjesa më e rëndësishme e arsimt që janë mësuesit, pedagogët, statusi i tyre, siguria e tyre, ngritja e tyre profesionale. Sot gjendet në një kërcënim të vazhdueshëm. Asnjë shkollë të re , ndërsa shkollat e rikonstruktuara numërohen me gishtat e dorës. Nuk po kërkojnë luks, por shkollë për fëmijët e tyre. Shkollat ekzistusee nuk kanë laboratore, pajisjet, orenditë. Mungojnë investimet dhe programet e shpallura me pompozitet, si ai i tabletave kanë mbetur se ato premtimet boshe të këtij kryeministër”, vijoi ai.

Ndërkohë një postimin pikant bëri deputeti Eduart Ndocaj.

“Gëzuar 7 Marsin! Kjo ditë na kujton themelet e para të shkollës shqipe dhe figurën e nderuar të mësuesit! Një komb pa arsim është i destinuar të zhduket!”, shkruan Ndocaj, teksa poston foton e mëposhtme.

Ndocaj


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180