Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

John Parrish-Sprowl i ftuar në UET: Komunikimi ndikon në shëndetin e njeriut

$
0
0

parrishSot në Universitetin Europian të Tiranës ishte i ftuar John Parrish-Sprowl, PhD, drejtor i Qendrës Globale të Shëndetit të Komunikimit në Indiana University në SHBA, Shkolla e Arteve Liberale. Profesor Parrish-Sprowl foli me pedagogë dhe studentë të degës së Marrëdhënie me Publikimin-Komunikim në UET mbi rëndësinë që ka komunikimi në shoqërinë moderne.

Ai tha që kur komunikimi u hap si degë studimi shumë prindër pyesnin veten “për çfarë u duhet fëmijëve tanë një diplomë e tillë? Ku do të punojnë ata me një diplomë komunikimi?”

Tashmë jo vetëm në SHBA, por dhe në Europë shkencat e komunikimit janë përhapur shumë dhe përfshijnë një gamë të gjërë profesionesh që nga gazetaria, marrëdhëniet me publikun, etj.

Profesori amerikan foli mbi kërkimet që qendra që ai drejtonte kishte bërë në lidhje me ndikimin që ka komunkimi në shendetin mendor dhe aspekte të tjera të shëndetit tek njeriu deri tek ndikimi i tij në ndryshymin e ADN-së j.

“Komunikimi ndikon në strukturën e trurit”, tha ai duke shtuar se “studimet e reja sugjerojnë se gjithashtu komunikimi në rrethana të caktuara mund të luajë rol edhe në ripërtëritjen e ADN-së tek njeriu. Sipas tij mund të impaktojë gjithashtu dhe sistemin imun tek njeriu, mirëfunksionimin fizik dhe emocional të trupit të njeriut, etj.

Ftesa për leksione të hapura nga profesorë të universiteteve më me zë në perëndim bëhet në kuadër të ndërkombëtarizimit të Universitetit Europian të Tiranës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles