Kriteret për t`u pranuar në universitete do të ndryshojnë, matura shtetërore nuk do të jetë më kriter për pranimin në universitet. Kusht për të nisur shkollën e lartë do të jetë vetëm mesatarja e tre viteve të kryera në arsimin e mesëm.
Po ashtu, njoftohet se nuk do të ketë konkurse, siç është përfolur më parë ngaministrja e Arsimit dhe universiteti, ka bërë me dije rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.
Një tjetër ndryshim që prek arsimin është shpallja e fituesve në universitete në muajin korrik dhe jo në shtator siç ka qenë deri më tani.