Një video e publikuar tek Jeta Osh Qef i ka kushtuar vendin e punës një mësuesi në Durrës.
Në video shihet mësuesi Flamur Paja duke dhunuar një nxënës të klasës së shtatë.
Drejtoria Arsimore e Durrësit ka vendosur që ai të pushohet nga puna.
Megjithatë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hasan Koçi” janë ngritur në protestë.
Ata kërkojnë rikthimin e mësuesit.
Sipas tyre, mësuesi ka qenë vazhdimisht i provokuar nga nxënësit e klasës së 7.
Sipas nxënësve, Paja është një mësues model, që jep bio-kimi prej 25 vitesh.
Vetë nxënësi i dhunuar thotë se ka pasur faj edhe ai.
“E ofendova mësuesin duke i thënë ‘o shurdh’,” tha ai.