Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

MAS shtyn afatet e regjistrimit në IAL-të private deri më 21 dhjetor

$
0
0

students

Ministria e Arsimit dhe Sporteve nëpërmjet udhëzimit të ri. nr.53, u ka dhënë mundësinë studentëve të dy cikleve të studimit që të regjistrohen në Universitetet private
 
 
Të gjithë ata studentë që për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të regjistrohen në studimet e Ciklit të parë dhe Ciklit të Dytë u jepen dhe disa ditë afat për ta bërë të mundur këtë, përkatësisht deri më 21 dhjetor për studentët e Bachelor dhe Master. Udhëzimi i ri i ministrisë vlen vetëm për Institucionet e Arsimit të Lartë privat.
Me anë të një udhëzimi që mban datën 16 dhjetor 2015 Ministria e Arsimit dhe Sporteve shtyn afatin e regjistrimi në këto universitete deri më datën  21 dhjetor 2015 duke ndryshuar afatet e mëparshme të regjistrimeve dhe trasnferimeve, që ishin data 23 tetor  2015 për ciklin Bachelor  dhe 13 Nëntor 2015 për ciklin Master.
Sipas këtij udhëzimi IAL-të private mund të regjistrojnë studentë deri në këtë datë ndërkohë që kanë mundësinë që të dorëzojnë pranë AKP-së listën e studentëve të regjistruar dhe dokumentacionet përkatëse deri më datën 28 dhjetor, ndërsa sipas afateve të reja AKP-ja duhet të dërgojë tek këto universitete listën me numrat e matrikulimit për çdo student deri në datat 28 janar 2016.
Më tej udhëzimi nr. 53 ndryshon dhe afatet e përcaktuara në pikën 6 të udhëzimit të mëparshëm nr.37 duke shtyrë afatin e dorëzimit të të dhënave zyrtare mbi regjistrimet dhe transferimet  e studentëve në programet e ciklit të parë dhe të dytë pranë Ministrisë së Arsimit deri më datën 1 shkurt 2015.
 Për zbatimin e këtij udhëzimi ministria ka ngarkuar Drejtorinë e Arsimit të Lartë dhe të Shkencës në MAS dhe Agjencinë Kombëtare të Provimeve, si dhe institucionet private të Arsimit të Lartë në vend.  

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles


Te dergoj urime


Femij i vogel ne enderr


A i keni këto bestytni në qytetin (vendilndjen tuaj) ,nëse po dijeni se e...


Urime Ditelindjen Shoqe


Salloni i ondulimit LADY A&L ne Prishtine


Jo vetëm për Tiranën…


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Intriga e Hidhur - Alsat M pj.25


Dhoma e qera 60 euro studenta