Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Doktrina “Ngjela”: Ndryshim radikal i sistemit

$
0
0

kopertina NgjelaUET-Press boton librin“Access to Justice”, një platformë për reformën në Drejtësi, me autor avokat Spartak Ngjelën

Vetëm një ndryshim radikal i sistemit do të sillte një reformë të duhur në Drejtësinë shqiptare. Kështu beson avokat Spartak Ngjela, i cili ka hartuar një doktrinë të tërë mbi atë që ai e quan ““Access to Justice”.

Doktrina u prezantua disa javë më parë në auditorin e Universitetit Europian të Tiranës për studentë, pedagogë dhe shumë anëtarë aktualë të Sistemit të Drejtësisë, ndërsa tani vjen e përmbledhur në një botim me të njëjtin emër nga Shtëpia Botuese UET-Press.

Libri i Ngjelës vjen si një platformë e një prej ekspertëve dhe juristëve më të njohur në vend për drejtësinë dhe ofron zgjidhjet për Gjyqësorin, Prokurorinë, Shkollën e Magjistraturës etj.

Ndër të tjera, në libër Ngjela thotë se reforma në pushtetin gjyqësor që të jetë e suksesshme duhet të jetë e plotë dhe pa asnjë lloj paramendimi politik.

“Duhet që ajo të jetë drastike dhe pa asnjë lloj mendimi se mund të riparohet gjykata ekzistuese. Gjykata shqiptare është sot një mollë e kalbur, nga e cila ka shumë pak gjë për të marrë. Kjo është arsyeja e ngutshme që ajo duhet suprimuar si funksionim në Shqipëri; në të gjitha shkallët e saj…Në funksion të reformës që kemi paraqitur për krijimin e gjykatës së re: për gjykimin me juri dhe për case menegment-in, reforma e ka të domosdoshme që të ecë në këtë metodë”, – shprehet në këtë libër ndër të tjera ai.

I ndërtuar në formë seksionesh dhe ndarjesh, libri është një udhëzues i qartë dhe i thjeshtë për atë si e sheh avokat Ngjela një sistem drejtësie efikas dhe në shërbim të qytetarëve.

Libri vjen në një moment kur debati mbi reformimin e gjyqësorit ka arritur kulmin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180