UNDP në bashkëpunim me UET, Polis, CIT dhe UNYT lançon projektin “Innovation Bootcamp”
Dhuna ndaj grave është një nga plagët e shoqërisë shqiptare dhe në kuadër të fushaës për të sensibilizuar shoqërinë UNDP Albania ka inicuar një projekt shumë origjinal ku përfshihen të rinjtë. Kush më mirë se sa të rinjtë mund të thotë fjalën në këtë fushatë, ata janë brezi i ardhshëm i shoqërisë tonë. Innovation Bootcamp është projekti më i fundit i mbështetur nga UNDP që ka përfshirë në të grupe studentësh nga universitete të ndryshme për të nxitur të rinjtë që të prodhojnë ide inovatore për një fushatë që do ti shërbejë kësaj kauze. “Nga grupi i studentëve ku unë bëja pjesë u prezantua ideja “#JoVetem8Mars” dhe konsiston në ngacmimin e kuriozitetit të të rinjve për t’i drejtuar ata drejt një dere, në të cilën do të përballen me një skenë dhune, për ta bërë sa më të prekshme për gjithesecilin”, thotë për Mapo-n, studentja e UET-it, Anisa Gjini, pjesëmarrëse në këtë projekt.
Autorët e proejktit Innovation Bootcamp e përshkruajnë atë si një proces dinamik i cili ndihmon në zgjidhjen e sfidave në një mënyrë inovative. Në Bootcamp punohet sëbashku në grup, ku pjesemarrësit eksperimentojnë, eksplorojnë, intervistojne dhe gjenerojnë ide dhe prototipe duke vendosur në qendër të procesit “përdoruesin”. Ditën e parë iu dedikua plotësisht eksplorimit të temës “Dhuna me Bazë Gjinore”. Të rinjtë takuan ekspertë të cilët punojnë drejtpërdrejtë me gra të dhunuara, u informuan mbi statistikat që ekzistojnë mbi dhunën e ushtruar kryesisht kundrejt gjinisë femërore. Ata dëgjuan histori nga më të ndryshmet, deri tek ato më të rëndat. Më tej ata intervistuan bashkëmoshatarë për të marrë më shumë informacion mbi njohuritë e tyre rreth kësaj teme dhe kanalet më efektive të komunikimit për këtë grupmoshë. Pasi përpunuan informacionin e mbledhur, grupet filluan procesin e gjenerimit të ideve mbi një produkt i cili do të shërbente për ndërgjegjësimin e të rinjve mbi dhunën me bazë gjinore, duke përdorur teknologjinë. 8 prototipe u zhvilluan dhe u prezantuan gjatë fazës përmbyllëse të bootcamp, nga të cilat 2 ide u vlerësuan si më inovativet dhe me pritshmëri për impakt më të madh. Gjatë 10 ditëve të ardhshme dy grupet do të konsolidojnë prototipet. Në datën 10 Dhjetor do të shpallet prototipi fitues, i cili më pas do të mbështetet financiarisht deri në realizimin e produktit. Në Bootcamp morën pjesë 40 studentë nga universitete dhe degë te ndryshme ne Tirane (Universiteti Polis, Canadian Institute of Technology, Universiteti Europian i Tiranes, Universiteti i Tiranes dhe University of Neë York Tirana. UET prezantohet si partner i projektit me Departamentin e Komunikimit dhe Dizajn dhe IT dhe Shkenca Sociale të Aplikuara si edhe qendrën UET.