Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës ka nxjerrë vendimin që këtë të shtunë, më 16 dhjetor të zhvillohet mësim.
Kështu do zëvendësohet data 27 nëntor, e cila u bë pushim për shkak të kushteve të vështira të motit.
Urdhri i DAR vlen për të gjitha shkollat publike dhe private.
Pas DAR në Tiranë, pritet vendimi i drejtorive të rretheve.