Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Ponari: Tregu i sigurimeve, më i varfëri në Ballkan

$
0
0

Në ciklin e  Forumeve UET për një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë për tregun e sigurimeve në Shqipëri ishte këtë të martë Avni Ponari, CEO i Sigal Uniqa Group Austria

Tregu shqiptar i sigurimeve është më i varfëri në Ballkan dhe ndër shqiptarët mungon krejtësisht kultura e sigurimit vullnetar të jetës dhe pasurisë. Ky treg deri më tani mbahet kryesisht nga sigurimi i detyrueshëm i mjeteve motorike dhe pse ofron plot shërbime të tjera.

Nën moderimin e drejtorit ekzekutiv të Institutit Europian Pashko, Besart Kadia, në forumet UET ishte ftuar këtë të martë  përfaqësuesi i një prej kompanive lider në këtë treg, drejtuesi i Sigal Uniqa Group Austria, zoti Avni Ponari.

Sipas Ponarit “Shqipëria e ka densitetin e sigurimeve vetëm 35 euro për frymë, ndërsa mesatarja  e vendeve të Bashkimit  Europian është 2154 euro për frymë. Kroacia dhe vendet e tjera kanë patur një zhvillim, është pak më e lartë se ne, por ne jemi vendi më i varfër në këtë pikëpamje, megjithëse ka patur përpjekje, por gjithmonë është konsideruar si taksë shtesë, që në fakt është një shërbim siç janë shërbimet e tjera”.

Duke ofruar disa shifra të tjera për tregun ai bëri të ditur se  penetrimi i sigurimeve në GDP është vetëm 0.6%, ndërkohë që në Europën Qendrore dhe Lindore është 2.5%, ndërsa në BE shkon në  7.6%.  Sipas Ponarit në Shqipëri mbi 60% e primeve të sigurimit janë sigurime të detyrueshme, por ndërkohë  SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që në portofolin e saj ka mbi 50% të primeve nga sigurimet vullnetare.

Diskutimi u fokusua dhe tek një nismë e qeverisë për mundësinë e siguracionit të detyrueshëm të shtëpive, nismë që lindi pas përmbytjeve të radhës. Për Ponarin kjo nismë nëse bëhej realitet do të ishte sigurisht në përfitim të zonave që rriskojnë të përmbyten shpesh, pasi kompanitë e sigurimit do të jenë të detyruar t’i kompensojnë në rast katastrofe. Por i pyetur nëse një kompani sigurimi do të merrte përsipër sigurimin e shtëpive në zonat me rrezik përmbytjesh çdo vit në mënyrë vullnetare ai tha se kjo do të ishte e vështirë të ndodhte.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri

Shqiptarët nuk kanë akoma një kulturë të përgjithshme për të trokitur në derën e kompanisë së sigurimeve në mënyrë vullnetare. “Mungon ligji i përgjegjësisë publike që do të thotë çdo lloj gjëje që ndodhet, që na rrethon duhet të jetë e siguruar në rast se dikujt i shkakton dëme apo përgjegjësi atëherë detyrimisht do të kompensohet financiarisht.  Nga krahu tjetër nuk ke asnjë mjek, përveç një spitali,që ka të siguruar të gjithë mjekët e spitalit për përgjegjësi profesionale, që do  të thotë nëse një mjek i atij spitali shkakton një dëm, atëherë i lind e drejta qytetarit të dëmshpërblehet financiarisht, etj..”- u shpreh Ponari lidhur me këtë.

Sido që të jetë, ekzistenca, fillimi i tregut në Shqipëri ka qenë jo i lehtë, sipas Ponarit, pasi ka filluar me sigurime të detyrueshme. “Shpesh akuzohemi për mungesë konkurrence, por në fakt  konkurrencë në sigurime të detyrueshmë nuk mund të ketë sepse sigurimet e detyrueshme gjithmonë kanë një bazë, ka një prim rrisku dhe shpenzime administrative të cilat janë gjithmonë të barabarta. 

Kështu që i gjithë tregu aplikon, pavarësisht se është çmim i liberalizuar, aplikon të njëjtin çmim por diferencimi tek produktet e sigurimit të detyrueshëm bëhet vetëm mbi bazën e pronës. Ai që ka shumë dëme paguan më shumë ai që s’ka dëme paguan më pak.  Kjo nuk është ndërtuar në Shqipëri dhe kjo nuk është për faj të industrisë së sigurimeve, por është për faj të autoriteteve shtetërore,siç është mbikqyrja e sigurimeve”- tha Ponari

Ponari beson se të sigurish jetën, shëndetin, shtëpinë e pasuritë e tua të bën një individ të pavarur.  “Sigurimet në fund të fundit krijojnë një indipendent të pavarur,  në momentin që ke  të gjitha llojet e sigurimeve nuk ke nevojë të njohësh as kryetarin e bashkisë, as kryeministrin, as ministrin e financave, as ministër në botë ashtu siç ndodh në Europë, sepse nuk  kanë çfarë të duhen nëse ke nevojë për spitalin, ke siguracionin, do shkosh në spital, do e zgjedhësh vetë spitalin, do shkosh të mjekohesh, të shërohesh, etj.”./Mapo.al/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Trending Articles