Sabri Laçi do të jetë dekani i ri i Fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Zgjedhja e dekanit bëhet nga pedagogët e studentët.
Prej të parëve, pedagogu i njohur i Gjeografisë mori 50.14% të votave, ndërsa prej studentëve Laçi u shpall fitues me rreth 70% të votave.
Përballë tij ishte profesorësh Ajula Jubani, pedagoge e Gjuhës Shqipe, e cila mori 49,8% te votave.
Ndërmjet votave të pedagogëve rezultati ishte tepër i ngushtë, madje një prej votave të pedagogëve për Sabri Laçin ishte e kontestueshme. Komisioni Institucional Zgjedhor ende nuk e ka shpallur zyrtarisht rezultatin për shkak të kontestimit.
Sabri Laçi zëvendëson në detyrë Valentina Dukën, e cila është deputete e Partisë Demokratike.