Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Nis viti i ri shkollor, urojnë nxënësit Rama, Veliaj e Nikolla

$
0
0

1442215581rama-samiuNë ditën e parë të shkollës nxënësit e Tiranës kanë marrë urime dhe nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit.

Kryeministri Edi Rama, u ka uruar në Facebook nxënësit e sistemit parauniversitar që sot ulen në bangat e shkollës.

Më pas kryeministri Rama, ka zgjedhur të urojë nxënësit nga shkolla “Sami Frashëri”, ku dhe ndoqi mësimin në tre klasa inteligjente.

“Urimet më të përzemërta për vitin e ri shkollor nga oborri i shkollës ‘Sami Frashëri’, ku mësimi ka rinisur me energji dhe ambicie të re”,- shkruan Rama në profiling e tij në Facebook.

Kryeministri është shprehur se deri në 2018-n, të gjitha klasat do të jenë dixhitale, ku aktualisht në të gjithë Shqipërinë numërohen 120 të tilla.

Po sot, edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi gjimnazin “Ismail Qemali”, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, aty ku këshilloi të rinjtë të mësojnë sa më shumë për të mirën e tyre.

“Dilni me rezultate të shkëlqyera sepse është e vetmja biletë që ju garanton një jetë më të mirë. Është një këshillë për të mirën tuaj. Për çdo vend pune, do të aplikojnë shumë shtetas dhe ka rëndësi që ne shqiptarët të jemi më të mirët tani që po i afrohemi BE-së”,- tha kryebashkiaku.

Më herët edhe ministrjae Arsimit, Lindita Nikolla, pasi uroi të gjithë nxënësit për këtë vit të ri shkollor, bëri edhe disa komente në lidhje me programet mësimore, kureikulat, reforma në arsim, trajnimin e mësuesve, si dhe premtoi se nuk do të ketë më emërime politike në arsim.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180