Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Ilir Konomi dhe UET-Press/ Tre biografitë e shqiptarëve të famshëm

$
0
0

UET-Press promovoi sot botimin e dytë të librit  “Faik Konica – Jeta në Uashington” me autor gazetarin e Zërit të Amerikës, Ilir Konomin

Tre biografi të sjella mjeshtërisht në formë letrare për Ismail Qemalin, Faik Konicën dhe Esat Pashën e ka bërë gazetarin e “Zërit të Amerikës”  Ilir Ikonomi të ndërtojë një projekt afatgjatë me shtëpinë e tij botuese UET-Press për të sjellë në dritë biografi të shqiptarëve të tjerë të shquar. Lajmi u bë i ditur dje gjatë promovimit të botimit të dytë të  “Faik Konica – Jeta në Uashington” nga UET-Press, 6 vjet pas botimit të parë të këtij libri, si kërkesë e lexuesit.

“Me Ilirin kemi nisur një projekt afatgjatë për disa biografi, një cikël biografish të figurave të shquara të Shqipërisë, të para në një këndvështrim krejtësisht modern, në një këndvështrim publicistik sigurisht, me një metodë dhe një standard amerikan. Ky projekt vjen pas tre botimeve shumë të suksesshme për Ismail Qemalin, Esat Pashën dhe Faik Konicën, të cilin e ribotojmë sot”- tha botuesi Henri Çili. Ikonomi është njohur me lexuesin shqiptar me librin “Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”, i cilësuar si një përpjekje e re për të hedhur dritë mbi ngjarjet e Shqipërisë dhe Ballkanit në fillim të shekullit XX, me biografinë e Konicës në Amerikë dhe me biografinë e ftohtë të një personazhi shumë kontravers të historisë shqiptare, Esat Pasha.

Autori theksoi dhe një herë qëllimin e tij për të shkruar në një stil amerikan që për të do të thotë, stil i ftohtë e i paanshëm. Më herët Konomi pat sjellë një përpjekje të re me librin “Pavarësia” për të hedhur dritë mbi ngjarjet e Shqipërisë dhe Ballkanit në fillim të shekullit XX.  “Pavarësia – Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit” në mesin e një ceremonie ku morën pjesë historianë, diplomatë dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Për këtë libër historiani Ferid Duka që ka shkruar parathënien e librit, është shprehur se autori asqyron saktë ngjarjet dhe zbërthen në thellësi karakterin e Ismail Qemalit. Libri përshkruan vetëm 26 ditë udhëtimi të Ismail Qemalit, deri në 28 nëntor 1912, kur edhe u shpall pavarësia e Shqipërisë.

Ndërsa me librin “Pushtimi” Konomi flet për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Botimi tërhoqi vëmendjen e opinionit, sepse për herë të parë u publikuan në të raportet e ish-ambasadorit të SHBA-së mbi pushtimin e Shqipërisë. Ky është libri i tretë i Ilir Konomit mbi ngjarjet historike të Shqipërisë. Një tjetër libër biografik prej 570 faqesh është edhe për Esat pashë Toptanin, botim i UET Press, një punim krejtësisht i ri nga gazetari i “Zërit të Amerikës”. Ky libër, fryt i një studimi katërvjeçar, për herë të parë i solli  lexuesit një trajtim të paanshëm dhe neutral të Esat Pashës (1864-1920), të cilin autori e karakterizon si njërin ndër personazhet më enigmatikë të botës shqiptare; Përse historianët shqiptarë nuk kanë dashur kurrë të merren seriozisht me të, por i bien shkurt dhe e shpallin tradhtar? Për librat e mësipërm, dhe ribotimin e djeshëm të Faik Konicës, Konomi u shpreh se “Është e vështirë të shkruash me një standard amerikan, por unë jam përpjekur ta bëj këtë dhe të shkruash me një standard amerikan do të thotë të jesh i ftohtë i paanshëm ndaj figurave sepse përndryshe pastaj zhytemi në llumin e polemikave politike. Sidomos në Shqipëri gjërat shpesh herë politizohen, dhe është shumë e lehtë të politizohen dhe të njerëzit të marrin flakë ose nga të dyja drejtimet . Edhe libri “Faik Konica” është shkruar në mënyrë të ftohtë pa ndonjë anshmëri politike. Unë do të thoja këtë, që gjatë viteve të fundit interesimi për Faik Konicën, ka qenë mjaft i madh, jo për shkak të batutave të tij për të cilat ai njihet shumë mirë, por edhe për jetën e tij”

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Latest Images