Sot kanë nisur vitin e ri akademik 2017-2018 universitet shtetërore dhe private në mbarë vendin.
Por Ministria e Arsimit u bën thirrje studentëve që nuk janë regjistruar akoma që të kontrollojnë kuotat e lira në universitetet e zgjedhura prej tyre që të mos humbasin mundësinë për t’u regjistruar.
“Të dashur maturantë, ju që nuk e keni mbyllur akoma procesin e regjistrimit, lutemi të kontrolloni kuotat e lira në portal sipas çdo program studimi dhe të kontaktoni universitetin/fakultetin për programin ku jeni teë interesuar të studioni”, shkruhet në portalin U-Albania, i krijuar posaçërisht për regjistrimet në universitet.
Deri më tani kanë përfunduar raundi i parë dhe raundi i dytë i regjistrimeve, por me shumë gjasa siç ka ndodhur çdo vit, do të ketë dhe një raund të tretë për ata maturantë që s’kanë mundur të regjistrohen për arsye të ndryshme.