Quantcast
Channel: Mapo- Edu – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180

Rudina Xhunga rikthehet me një projekt të ri me UET

$
0
0

_LO_2873Gazetarja e njohur e ekranit Rudina Xhunga rikthehet me projekte të reja fill pas largimit të saj të shumëpërfolur nga televizioni Top-Channel.

Ajo u pa së fundmi në një bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës, ku  është kryetare e Jurisë në konkursin e klubit të studentëve të dizajnit.

Këtë javë juria e përbërë nga gazetarja Xhunga, artisti Shpend Bengu, pedagogia Belina Budini dhe themeluesi i UET, Henri Çili, shpallën tre fitiuesit e një projekti 1-vjeçar, ku studentë të degës Komunikim-Design ishin angazhuar të krijonin brendin e universitetit të tyre.

Xhunga e ndoqi këtë projekt përgjatë një viti dhe u angazhua për promovimin e punës së tyre, të cilën e quajti dinjitoze. “

Sot media përfaqësohet edhe nga rrjetet sociale dhe si njeri i medias ju sugjeroj të jeni aktiv brenda saj, me qëllim që të keni mundësinë për t’u bërë publikë dhe më pas të ndihmoni njëri-tjetrin. Gjërat duhen treguar, po nuk u treguan, nuk ekzistojnë. Duhet t’i ndash me të tjerët, që t’u japësh vlerën e merituar”, – u shpreh Xhunga.

Pritet që brenda këtij viti Xhunga të ketë plane të reja me UET-in.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1180